×
  • Lajme
  • Botë

    Nëntë minatorë kinezë gjenden të vdekur

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 16:35

    Nëntë minatorë kinezë, që kishin mbetur të ngujuar në një minierë të arit në Kinë për më tepër se dy javë, janë gjetur të vdekur.


    Ata janë gjetur të vdekur vetëm një ditë pasi që 11 kolegë të tyre u shpëtuan të gjallë.

    Minatorët kishin mbetur të ngujuar në një minierë ari në Shandong, kur dalje i ishte bllokuar.

    Kryebashkiaku i qytetit Yantai ka konfirmuar për transmetuesin kinez CCTV vdekjen e minatorëve. Një minator mbetet ende i zhdukur.

    “Së bashku me një minator tjetër që vdiq të enjten, trupat e nëntë minatorëve tjerë të vdekur janë nxjerrë nga miniera”, ka thënë kryebashkiaku Chen Fei.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!