×
  • Lajme
  • Botë

    Nëntë të vdekur dhe dhjetë të lënduar nga shpërthimi i bombolës në Kinë, publikohen momenti i shpërthimit të gazit në restorant

    Reporteri
    14 Tetor 2019 | 10:14

    Mediat kineze raportojnë se nëntë persona kanë humbur jetën dhe 10 tjerë janë lënduar, nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në lindje të Kinës.


    Nga shpërthimi i fuqishëm është shkatërruar plotësisht një restorant në provincën Dyangsu, kurse janë dëmtuar edhe shumë lokale tjera përreth.

    Siç raporton AP, më shumë se 200 pjesëtarë të ekipeve të shpëtimit kanë dalë në vend të ngjarjes për t’i nxjerrë nga rrënojat të mbijetuarit.

    Në anën tjetër, zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurve është stabile.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!