×
  • Lajme
  • Botë

    Netanyahu “nuk dëgjon” as Biden, i vendosur për vijimin e bombardimeve në Gaza

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 22:54

    Edhe telefonata me Joe Biden, i cili pret një armëpushimi mes Izraelit dhe udhëheqësve të Hamasi, nuk e “zbut” kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Ai është i vendosur për të vazhduar me bombardimet në Gaza.


    Ndërsa përplasjet kanë hyrë në ditën e dhjetë, në Gaza, deri më tani janë vrarë rreth 219 njerëz, ndërsa në Izrael 12 persona.

    Ndërkohë, raportohet se një numër raketash janë shkrepur nga Libani në Izraelin verior.

    Nga ana tjetër, në përgjigje të lëshimit të raketave, ushtria e Izraelit thotë se artileria e saj ka sulmuar një numër objektivash në territorin libanez.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!