×
  • Lajme
  • Botë

    NGJARJE E PAZAKONTË: Plaçkitësi me vetëm një këmbë, vjedh veturën nën kërcënimin e armës

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 10:02

    Një plaçkitës brazilian ka treguar se për të nuk është pengesë mungesa e një këmbe për të ushtruar ‘profesionin’ e tij.


    Kamerat e sigurisë në një qytet brazilian kapën një moment të pabesueshëm kur dy grabitës të armatosur vjedhin një veturë në mes të rrugës.

    Nuk do të ishte ndonjë gjë e çuditshme në Brazil që dikush të kryej veprim të tillë, sikur mos të ndodhte që këtë ta kryente një person, i cili kishte vetëm një këmbë, që në duar po mbante një pistoletë, shkruan reporteri.net.

    Drejtuesi i automjetit nuk rezistoi shumë dhe u dorëzua, duke lënë veturën, dhe ikur në drejtim të kundërt nga po voziste.

    Grabitja e armatosur ndodhi më 30 mars, por pamjet u publikuan këto ditë nga policia lokale. /reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=TIix31rjV4E

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!