×
  • Lajme
  • Botë

    Ngjarje e rëndë në Zvicër: Motra vret vëllain dhe më pas veten

    Reporteri
    16 Shtator 2021 | 17:59

    Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra 26-vjeçare ka plagosur për vdekje vëllain e saj 25-vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje.


    Të martën, dy persona janë gjetur të vdekur në një ndërtesë banimi, në Frick AG në Zvicër. Viktimat janë vëlla dhe motër. Zyra e prokurorit publik ka filluar procedurat për veprën penale vrasje me dashje dhe tani ka dhënë informatat e para lidhur me hetimin.

    Vëllai A. * dhe motra M. *, të cilët janë gjetur të vdekur në një apartament në Frick AG herët në mëngjes të martën, kanë pësuar nga vdekja e dhunshme, raporton 20minuten.ch. Prokurori publik i Kantonit Aargau ka njoftuar të enjten pasdite se të dy janë gjetur nga prindërit e tyre.

    Bazuar në hetimet e deritashme, supozohet se motra 26-vjeçare ka plagosur për vdekje vëllain e saj 25-vjeçar dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Një thikë është gjetur në vendin e krimit, e cila supozohet të ketë qenë arma e vrasjes.

    Prapavija dhe rrjedha e aktit janë ende objekt hetimesh, shkruan prokurori publik, transmeton albinfo.ch. Duke marrë parasysh të afërmit, autoritetet po përmbahen nga dhënia e ndonjë informacioni të mëtejshëm publik. Meqenëse personat e përfshirë kanë vdekur të dytë dhe zyra e prokurorit publik ka përjashtuar përfshirjen e palës së tretë, procedurat për vrasje me dashje do të ndërpriten sapo të përfundojë hetimi.

    Një telefonatë urgjente kishte ardhur në polici para orës 5 të mëngjesit sipas të cilës një person i telefonuar nuk po përgjigjej. Shërbimi mjekësor kishte shkuar për pak kohë në vend, por më pas qe larguar përsëri. Hyrja në ndërtesën e banesës ishte bllokuar nga policia.

    Fqinjët ishin shumë të shqetësuar. Prindërit, të cilët kishin jetuar me djalin dhe vajzën e tyre, tashmë të vdekur, janë strehuar tek të afërmit dhe po mbikëqyren nga një ekip kujdesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!