×
  • Lajme
  • Botë

    Nis samiti i G7

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 14:26

    Ka filluar Samiti i Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës në Britani të Madhe. Ky është samiti i parë i tillë që mbahet drejtpërdrejt që nga shpërthimi i pandemisë.


    Udhëheqësit e G7 do të premtojnë të shpërndajnë miliarda vaksina të coronavirusit, raporton televizioni publik britanik, bbc.

    Samiti mbledh së bashku udhëheqësit e Gjermanisë, Francës, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara në vendpushimin e Gjirit të Carbisit, në jugperëndim të Anglisë.

    Udhëheqësit e shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë do të kenë gjithashtu një pritje me Mbretëreshën Britanike, Elizabeth II, dhe ata gjithashtu do të mblidhen në plazh.

    Kjo do të jetë pjesëmarrja e parë në samitin e G7 për presidentin e SHBA-së, Joseph Biden, kryeministrin italian, Mario Draghi dhe kryeministrin japonez, Yoshihide Sugu.

    Nga ana tjetër, bëhet fjalë për atë të fundit për Kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe ndoshta për presidentin francez, Emmanuel Macron. Samiti do të zgjasë deri të dielën, 13 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!