×
  • Lajme
  • Botë

    Një 12-vjeçare bëhet viktima më e re nga koronavirusi në Belgjikë

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 12:52

    Pandemia e cila është shfaqur tash e disa muaj në tërë botën ka marrë mijëra jetë, ndëra ta edhe shumë persona në moshë të re.


    Një vajzë 12-vjeçare në Belgjikë është bërë personi më i ri i njohur që vdes nga koronavirusi në Evropë, shkruan Independent, transmeton Reporteri.net

    “Ishte një moment emocionalisht i vështirë, sepse përfshin një fëmijë, dhe gjithashtu ka shqetësuar komunitetin mjekësor dhe shkencor”, ka thënë doktor Emanuel Andre.

    Kujtojmë që në 24 orët e fundit kanë vdekur 98 njerëz, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 705 në një vend me rreth 11.5 milion njerëz.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!