×
  • Lajme
  • Botë

    Një bombë nukleare dyshohet se ka shpërthyer në Gjermani

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 23:39

    Një krater 10 metra i thellë është shfaqur në një fushë në Gjermaninë Qëndrore.


    Krateri dyshohet se u shkaktua nga një bombë e Luftës së Dytë Botërore, që shpërtheu në mesnatë.

    Policia tha të hënën se krateri u zbulua të dielën pasdite në afërsi të Limburg-ut dhe se nuk kishte asnjë indikacion nëse ajo ishte shkaktuar nga makineritë bujqësore ose mjete të tjera, transmeton lajmi.net.

    Banorët raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në orët e hershme të së dielës.Sipas policisë, nuk kishte pasur ndonjë të lënduar nga shpërthimi.

    Agjencia e lajmeve ‘dpa’ njoftoi se policia tha se forma e kraterit, ndër faktorët e tjerë, ka udhëhequr ekspertët e pastrimit të eksplozivëve për të konfirmuar se është krijuar nga një bombë.

    Më shumë se 70 vjet pas përfundimit të luftës, bombat e pashpërthyera ende janë prezente në Gjermani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!