×
  • Lajme
  • Botë

    Një grua i dha fund al-Baghdadit, e kishte të afërm

    Reporteri
    28 Tetor 2019 | 12:03

    Zëvendëspresidenti i SHBA-së Mike Pence ka dhënë informacion të detajuar për operacionin ushtarak amerikan që realizoi vrasjen e liderit të Shtetit Islamik.


    Pence tha se ai dhe presidenti Donald Trump mësuan të enjten pasdite se ekzistonte një “probabilitet i lartë” që Al Baghdadi do të ishte në strehën e tij në provincën siriane të Idlib.

    Sipas tij, presidenti Trump kishte porositur komandantët që të hartonin opsione ushtarake dhe t’ia paraqisnin atij.

    Një zyrtar i lartë i inteligjencës irakiane tha sot se ndihmësi i Al Baghdadit në Irak u vra disa muaj më parë në perëndimin e vendit nga një sulm ajror të forcave amerikane, dhe se amerikanët kishin arrestuar gruan e tij dhe ia kishin dorëzuar autoriteteve irakiane.

    Zyrtari irakian tha se gruaja ishte bërë një burim kryesor informacioni mbi lëvizjen e udhëheqësve të Shtetit Islamik dhe se autoritetet irakiane ishin në gjendje të përcaktonin koordinatat e Al Baghdadit falë saj.

    Ndryshe, Al Baghdadi u bë i famshëm në vitin 2014 kur shpalli “kalifatin” në pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë, ku vendosi një sundim brutal mbi afro 8 milionë njerëz dhe ishte përgjegjës për sulme të shumta terroriste në të gjithë botën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!