×
  • Lajme
  • Botë

    Një nga autorët e sulmit është 18 vjeç – Momenti kur u arrestua pasi plagosi me thikë dy gazetarë pranë ish-zyrave të Charlie Hebdo

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 20:55

    Pas ngjarjes së rëndë të mesditës së sotme pranë ish-zyrave të revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku për pasojë mbetën të plagosur dy persona, policia ka vënë në pranga dy autor të dyshuar.


    Për njërin prej të arrestuarve policia deklaron se është autor kryesor, ndërkohë tjetri është ende i dyshuar.

    Sipas “Daily Mail” i dyshuari kryesor thuhet të jetë një shtetas pakistanez 18-vjeçar i quajtur Ali H, i cili është i njohur për policinë, ndërsa i arrestuari i dytë është një algjerian 33-vjeçar.

    18-vjeçari u pa me rrobat e gjakosura pranë Opera Bastille dhe tjetri u ndalua në një stacion metroje.

    Policia e terrorit ka marrë përsipër çështjen dhe prokurorët francezë dyshojnë për një akt ekstremist që mund të ketë lidhje me masakrën e 2015-ës pranë ish-ambienteve të Charlie Hebdo.

    Dy personat e plagosur punojnë për kompaninë e prodhimit ‘Première Lignes’ (është një agjenci shtypi dhe kompani prodhimi e krijuar në 2006, e specializuar në gazetarinë investigative).

    Charlie Hebdo, e cila tani prodhon revistën e saj nga një vend të fshehtë, kohët e fundit ribotoi karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed, të cilat kanë provokuar zemërim tek myslimanët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!