Një vajzë 13-vjeçare mori pistoletën në shkollë dhe plagosi dy nxënës dhe një anëtar të stafit

Një vajzë që raportohet të jetë 11 ose 12 vjeçe, qëlloi dhe plagosi dy nxënës të tjerë dhe një anëtar të stafit në një shkollë në shtetin amerikan Idaho.


Sipas BBC, nxënësja e paidentifikuar, e cila është në klasën e gjashtë, e mori armën me vete në Shkollën Fillore Rigby si dhe hapi zjarr.

Të tre personat e qëlluar pritet të mbijetojnë, kanë deklaruar zyrtarët për sa i përket rastit në fjalë.

Një mësuese arriti ta çarmatosë vajzën dhe e monitoroi atë derisa policia erdhi dhe e dërgoi atë në paraburgim, deklaruan autoritetet.

Motivi i të shtënave mbetet ende i paqartë.

Vajza “nxori një pistoletë nga çanta e shpinës, gjuajti me breshëri plumbash brenda shkollës dhe jashtë”, tha Sherifi i Qarkut Jefferson, Steve Anderson, duke shtuar se vajza ishte nga qyteti afër Idaho Falls.

Incidenti është duke u hetuar nga FBI-ja si dhe zbatimi i ligjit lokal.