×
  • Lajme
  • Botë

    Një veturë përplaset në rrethojën e zyrës së Merkelit në Berlin

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 11:13

    Një veturë duket se qëllimisht është përplasur nga vozitësi i saj në rrethojat e zyrës së kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin.


    Autoritetet nuk kanë raportuar për persona të lënduar dhe duket se incidenti ka qenë i izoluar.

    Në fotografitë e publikuara nga agjencia Reuters shihet një veturë e tipit “Golf 4” me disa fjalë të shkruara me ngjyrë të bardhë në dyert e saj, transmeton Express.

    Merkel pritej të mbante video-konferencë me kryeministrat rajonalë të Gjermanisë të mërkurën në mëngjes, ku do të diskutohej për hapat e mëtejmë rreth masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!