×
  • Lajme
  • Botë

    Njerëzit shesin me para vetëm një pikë nga dezinfektuesi për duar

    Reporteri
    12 Mars 2020 | 15:20

    Një i ri u dërgua u largua nga shkolla pasi u kap duke shitur dezinfektues tek nxënësit në shkollë.


    Oliver Cooper, 13 vjeç vendosi të blinte një dezinfektues për duar për 1.60 euro pasi dëgjoi për shpërthimin e koronavirusit në media, transmeton Reporteri.net.

    Ai më pas u tregoi disa miqve të tij, të cilët sugjeruan që ai të fillonte një biznes në shesh lojërash duke u shitur kështu fëmijëve të tjerë.

    Nëna e tij, Jenny Tompkins, postoi një foto ku ai mbërrin në shtëpi më herët pas largimit nga shkolla.

    Në një postim në Facebook, ajo tha se ishte e vështirë për të disiplinuar djalin e saj dhe se i vjen keq për veprimin që ai ka bërë.

    Disa komentues në këtë post, i cili u shpërnda gati 130,000 herë, vlerësuan përpjekjet e tij.

    Raportohet se i  riu bëri gati 9 dollarë, apo 7 euro duke u shitur fëmijëve vetëm nga një pikë prej dezinfektuesit të duarve në mes të frikës që po mbizotëron në Britani dhe kudo në botë nga përhapja e koronavirusit. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!