×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk arrihet shumica në Kuvend, Izraeli shkon në zgjedhje të reja

    Reporteri
    12 Dhjetor 2019 | 14:04

    Izraeli shkon në zgjedhje të reja të përgjithshme në 2 mars 2020, për shkak se nuk u arrit të formohet qeveria e re e vendit.


    Këto do të jenë zgjedhjet e treta në më pak se një vit, pasi parlamenti vendosi të shpërndahet për shkak se asnjëra nga partitë politike, nuk arriti që të formojë një shumicë parlamentare për krijimin e ekzekutivit.

    Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe ajo Bardh e Blu e ish-gjeneralit, Benny Gantz, zhvilluan bisedime për mundësinë e një koalicioni të gjerë, mirëpo nuk arritën pajtim.

    Zgjedhjet e ardhshme, megjithatë, do të mbahen nën hijen e një aktakuze për korrupsion ndaj kryeministrit Netanyahu, e cila u shpall muajin e kaluar.Netanyahu, 70 vjeç, ka akuzuar autoritetet ligjore për përpjekjen e një “grushti shteti”.

    Kritikët pohuan se Netanyahu po përpiqej të minonte shtetin e së drejtës dhe të vendosë një temë të fushatës zgjedhore duke e portretizuar veten si viktimë e komplotit.

    Si kryeministër, Netanyahu nuk ka asnjë detyrim ligjor të japë dorëheqjen si rezultat i aktakuzës, dhe ndërsa është në detyrë, ai mund t’i kërkojë legjislaturës imunitet nga ndjekja penale. Ai do të mbetet në këtë post deri sa të formohet një qeveri e re – një proces që mund të zgjasë disa muaj, pas zgjedhjeve të marsit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!