×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk arriti të formonte qeverinë, Bullgaria shpall zgjedhje të parakohshme

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 18:40

    Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 korrik. Vendimi pasoi dështimin e Parlamentit javën e kaluar për të formuar Qeverinë.


    Radev po ashtu emëroi aleatin e tij të ngushtë, Stefan Yanev, kryeministër të përkohshëm. Yanev aktualisht është sekretar për siguri dhe mbrojtje i presidentit.

    Detyrat kryesore të kabinetit të tij të përkohshëm do të jenë organizimi i zgjedhjeve dhe menaxhimi i pandemisë së koronavirusit. Partitë kryesore bullgare bënë tri përpjekje të dështuara për të formuar Qeverinë, pas zgjedhjeve të 4 prillit.

    Partia e qendrës së djathtë GERB, e kryeministrit në largim, Boyko Borisov, doli e para në zgjedhje, por ajo fitoi vetëm 26 për qind të votave – të pamjaftueshme për të formuar Qeverinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!