×
  • Lajme
  • Botë

    Nuk ka më bllokim të rrugëve derisa udhëton presidenti në Maqedoni

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 14:59

    Nuk do të ketë bllokim rrugësh nëpër Shkup kur të udhëtojë presidenti apo kryeministri i shtetit. As rotacione dritash dhe sirena të policisë shoqëruese nuk do të dëgjohen.


    Kështu ka vendosur zyra e presidentit Stevo Pendarovski, ndërsa vendimi tashmë ka hyrë në fuqi, shkruan gazeta KOHA. Në ndërkohë, vendim të njëjtë është sjellë edhe nga zyra e sigurimit të kryeministrit Zoran Zaev, i cili që prej tre ditësh, udhëton pa u bllokuar rrugët, me pak vetura shoqëruese dhe pa rotacione dritash dhe sirena të veturave policore.

    Ndryshe, bllokim rrugësh dhe sirena policore kanë qenë praktikë në udhëtimin nga shtëpia drejt Qeverisë dhe anasjelltas e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, ndërsa të njëjtën e bëntë edhe eskorta shoqëruese e ish-presidentit Gjorgje Ivanov. Rrugët në Shkup bllokoheshin disa minuta para dhe pas udhëtimit të Ivanovit në rezidencën Vodno.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!