×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH kumton rekordin tjetër negativ të koronavirusit

    Reporteri
    12 Korrik 2020 | 23:00

    Gjatë 24 orëve të kaluara, 230.370 raste të reja të Covid-19 në të gjithë botën janë raportuar në Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH) sipas raportit të së dielës.


    Kjo sjell numrin e përgjithshëm të rasteve të raportuara në OBSH nga e gjithë bota në 12,552,765 sosh, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

    Rekordi i mëparshëm për rastet e raportuara në OBSH në një periudhë 24-orëshe ishte më10 korrik me 228,102 të infektuar me virusin korona.

    Raporti i së dielës gjithashtu fliste për 5.228 vdekje shtesë gjatë 24 orëve të kaluara nga virusi në nivel botëror, duke sjellë numrin global të vdekjeve në 561.617, sipas organizatës ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!