×
  • Lajme
  • Botë

    OBSH: Plastika në ujë nuk është një kërcënim aktual

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 8:12

    Mbetjet e plastikës kamë pushtuar botën ku së fundmi ato u vërejtën edhe tek reshjet.


    Kjo situatë ka bërë që Organizata Botërore e Shëndetit të bëjë një studim mbi efektet që sjell plastika në shëndetin tonë.

    Plastika e cila ndodhet në ujin e pijshëm nuk paraqet rrezik shëndetësor aktual, thotë OBSH. Gjithashtu OBSH thekson se ka ‘informacione të kufizuara’ mbi çështjen dhe se studime më të detajuara do të bëhen në të ardhmen.

    “Ne urgjentisht duhet të dimë më shumë”, tha organi i Kombeve të Bashkuara.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!