OBSH thirrje qytetarëve në mbarë botën: Vaksinohuni dhe evitoni udhëtimet ndërkombëtare

Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh se të gjitha vaksinat e aprovuara deri më tani janë efektive ndaj të gjithë varianteve të virusit COVID-19, por ka ana tjetër bëri thirrje që njerëzit të evitojnë fluturimet ndërkombëtare.


“Mund të themi me siguri se të gjitha vaksinat e aprovuara mbrojnë ndaj të gjitha varianteve të Covid-19, por sërish mënyra më e mirë për të kufizuar përhapjen e një vale tjetër është rritja e ritmit të vaksinimit dhe respektimi i rregullave, si mbajtja e distancës dhe higjiena personale”, tha Hans Kluge, drejtor i OBSH-së për Evropën.

Sipas OBSH-së, shqetësues mbetet fakti që varianti indian i virusit tashmë është identifikuar në mbi 50 shtete në mbarë globin. Sipas të dhënave, në rajonin e Azisë qendrore, numri i rasteve të reja të infektimeve është ulur me 60% në muajin e fundit, nga 1.7 milionë raste në mesin e muajit prill, në 685 mijë të regjistruar javën që shkoi. /tch/