×
  • Lajme
  • Botë

    Operacioni anti-mafia, arrestohen 48 persona në Itali – të përfshirë edhe politikanë

    Reporteri
    23 Janar 2021 | 15:45

    48 persona janë vënë në pranga nga policia italiane, si pjesë e një operacioni kundër organizatës mafioze Ndragheta, i koduar si ‘profili i ulët”.


    Burime policore pretendojnë përfshirje të pjesëtarëve të partisë së Unionit të Qendrës, UDC Lorenzo Cesa dhe Francesco Talarico. Lajmi është një goditje për kryeministrin italian Giuseppe Conte, i cili po shpresonte të siguronte mbështetjen e UDC për të forcuar shumicën e koalicionit qeverisës, edhe pse ideja u refuzua nga ministri i jashtëm i “5 Yjeve”, Luigi Di Maio.

    Policia bastisi banesën e sekretarit të unionit të qëndrës e gjithashtu eurodeputetit Cesa, ndërsa sekretari rajonal për Kalabrinë, Talarico, është në arrest shtëpie.

    Të dy ata akuzohen për përpjekje të blerjes së votave me ndihmën e mafias. Në disa përgjime eurodeputeti Lorenzo Cesa dëgjohej teksa shprehte interesin për të hyrë me tendera në spitalet në Shqipëri. Hetimi tregoi lëvizje ilegale të parave me vlerë mbi treqind milion euro./A2news

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!