×
  • Lajme
  • Botë

    Pa asnjë anëtar të familjes u varros në Serbi e veja e “kasapit të Ballkanit”

    Reporteri
    20 Prill 2019 | 18:32

    Mira Markoviq, gruaja e “kasapit të Ballkanit” Sllobodan Millosheviq u varros sot pranë burrit të saj në oborrin e shtëpisë së tyre në Pozharevc të Serbisë.


    Në varrimin e saj nuk ishin të pranishëm asnjë nga fëmijët e saj, ashtu siç nuk ishin as në varrimin e Sllobodan Millosheviqit, transmeton Reporteri.net.

    Siç raportojnë mediat serbe në oborrin e shtëpisë familjare në Pozharevc u mblodhën edhe një pjesë e qytetarëve për të marrë pjesë në funeral, por porta e shtëpisë ishte  e mbyllur dhe askush nuk u lejua të hyjë.

    Në funeral ishte pjesëmarrës edhe lideri i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel.

    Mirjana Markoviq vdiq më 14 prill në Moskë në moshën 77 vjeçare.

    Mira Markoviq kishte  ikur në Moskë që në vitin 2003 dhe jetoi atje deri në vdekje, gjersa në fund të vitit 2017 ishte raportuar se kishte fituar azil politik.

    E veja e diktatorit famëkeq dhe kriminelit Sllobodan Millosheviq, në verën e vitit të kaluar, u dënua me një vit burg për keqpërdorim të detyrës gjatë ndarjes së një apartamenti në Beograd.

    Për kë ishte i destinuar ky apartament është më  pak e rëndësishme në këtë histori, por është shumë më e rëndësishme të theksohet që i gjithë procesi zgjati 15 vjet. Gjatë gjithë kësaj kohe, Mirjana jetonte në një pjesë luksoze të Moskës, duke gëzuar azil politik. Gjegjësisht, ajo iku nga Serbia pak para vrasjes së kryeministrit Zoran Gjingjiq./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!