×
  • Lajme
  • Botë

    Paditet qeveria austriake për shpërthimin e virusit në vendpushimin e skive

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 19:14

    Një grup austriak për të drejtat e konsumatorit ka ngritur katër procese gjyqësore civile kundër qeverisë, kjo për shkak të shpërthimeve të Covid-19 në vendpushimet e skive në Tiroli. Në emër të mijëra njerëzve, ata thonë se qeveria nuk mori asnjë masë dhe të infektuarit e përhapën në 45 vende pasi u kthyen nga Tiroli në shtëpitë e tyre dhe rrezikuan jetën e të tjerëve.


    Autoritetet kanë thënë se kanë vepruar në bazë të asaj që dihej kur shëprtheu virusi. Rasti i parë me të infektuar në fshatin Ischgl u raportua me 7 mars, por agjensia e shëndetit publik në Austri tha se beson se mund të ketë raste me të infektuar që nga 5 shkurti dhe nuk mori masa izolimi.

    Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit (VSV), një organizatë private në Austri, tha se katër çështjet civile janë kërkuar nga vetë qytetarët dhe kërkohet një dëmshpërblim prej 100 mijë eurosh. Shumica e atyre që janë regjistruar janë nga Gjermania, por grupi përfshin njerëz nga Austria, Britania e Madhe dhe SHBA.

    VSV i ka shkruar gjithashtu kancelarit austriak Sebastian Kurz duke e nxitur atë të pranojë një zgjidhje.

    Konkretisht, qeveria akuzohet se nuk iu përgjigj në mënyrë të pështatshme rasteve në Tirol dhe vendi nuk u izolua kur duhej. VSV pretendon që qeveritë lokale dhe ato kombëtare e dinin për kërcënimin e infeksionit masiv të koronavirusit në vendpushimet e njohura të skive dhe u përgjigjën shumë vonë dhe pa efekt.

    Turistët e huaj ende lejohen të largohen nga vendpushimi, duke përhapur më tej virusin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!