×
  • Lajme
  • Botë

    Palestinezët thonë se janë 21 të vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 9:37

    Të paktën 21 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës, sipas ministrisë palestineze të shëndetësisë, pasi Hamasi lëshoi raketa nga territori bregdetar drejt Izraelit.


    Ministria e shëndetësisë në Gaza i tha Al Jazeera të hënën se 21 njerëz, përfshirë fëmijë, ishin vrarë në sulmet, përcjell Telegrafi.

    Sulmet u kryen pasi Hamasi hapi disa raketa në drejtim të Izraelit, pas skadimit të ultimatumit të grupit duke kërkuar që Izraeli të heqë forcat nga kompleksi i Xhamisë Al Aqsa në Jerusalem.

    Më herët të hënën kishte tensione në kompleks, i treti më i shenjti në Islam i cili gjithashtu respektohet nga hebrenjtë.

    Ato u përshkallëzuan me më shumë se 300 palestinezë të plagosur kur policia izraelite sulmoi xhaminë, duke qëlluar me plumba gome, granata marramendëse dhe gaz lotsjellës.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së zhvilloi një takim urgjent mbi trazirat në Jerusalem, ndërsa udhëheqësit botërorë kërkuan për “de-përshkallëzim të tensioneve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!