×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje ‘apokaliptike’ në Gjermani: Breshëri sa topat e golfit thyen makinat dhe shkatërron shtëpitë

    Reporteri
    11 Qershor 2019 | 11:41

    Provinca gjermane e Bavarisë, veçanërisht Mynihu dhe rrethina  u goditën nga stuhi të të mëdha gjatë ditës së hënë.


    Siç shkruajnë mediat e huaja, shumë dëme materiale u shkaktuan si dhe shumë njerëz u lënduan, transmeton Reporteri.net.

    Breshër i madhësisë së topave të golfit ra në atë zonë, ndërsa era e fortë nxori pemët me rrënjë.

    Xhamat e shumë makinave u thyen,si dhe shumë shtëpi mbetën të shkatërruara.

    Në Ostalgo, një djalë shtatë vjeçar dhe dy burra mbetën të lënduar. Mediat raportuan se ata po strehoheshin nën një pemë kur ajo u rrëzua mbi ta.

    Djaloshi është lënduar rëndë, ndërkohë që dy personat tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.

    Stuhia shkaktoi probleme edhe në trafikun hekurudhor. Në Mönchengladbach, reshjet e mëdha përmbytën rrugët dhe shtëpitë.  /Reporteri.net

    https://www.youtube.com/watch?v=ulsSfqeQ2Pk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!