×
  • Lajme
  • Botë

    Pamje nga vendi ku ISIS dha “frymën e fundit”

    Reporteri
    24 Mars 2019 | 17:29

    Forcat Demokratike të Sirisë, të mbështetur nga SHBA-të, gjatë ditës së djeshme njoftuan se organizata terroriste ISIS ka humbur edhe bastionin e saj të fundit në territorin e Sirisë.


    Në Baghuz, territorin e fundit ku po strehoheshin militantët e ISIS-it, gjatë ditës së djeshme u ngritën edhe flamujt e fitores nga Forcat Demokratike të Sirisë, transmeton Reporteri.net

    Shumë luftëtarë të ISIS, braktisën Baghuzin, por ata që qëndruan bënë një rezistencë të ashpër, duke përdorur bomba vetëvrasëse apo bomba makine.

    Megjithatë festimet nuk zhgjatën shumë pasi kërcënimet nga kjo organizatë e cila vazhdon akoma të jetë prezente në vendet si Nigeria apo Filipinet erdhën. Ata kërcënuan se Evropa do të përgjaket si pasojë e sulmeve të cilat ata janë duke i përgatitur. /Reporteri.net

    Këto janë pamjet e fundit nga bastioni i fundit i ISIS-it:

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!