×
  • Lajme
  • Botë

    PAMJET E PARA NGA BRENDA: Muret e Notre Dame, drita reflekton vetëm përmes kryqit |FOTO/VIDEO

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 9:16

    Më e keqja ishte shmangur – tha presidenti francez Emanuel Macron për gazetarët në vendngjarje, pasi u arrit që katedralja të mos rrënohet.


    Zjarri në katedralen Notre Dame të Parisit u vendos nën kontroll të martën rreth orës tre pasdite, pas një përpjekje nëntë orëshe me zjarrin. Një zjarrfikës është plagosur rëndë, dhe fotot e para tregojnë se sa dëm është lënë prapa.

    Muret janë të zeza, dhe tymi vazhdon të ngrihet nga altari. Një dritë e vogël që depërton nëpër dritare ndriçon hirin që ka mbetur në vend të relikeve të djegura.

    Në zjarr, një kullë u dogj së pari, e cila pastaj u rrëzua, dhe së shpejti i tër kulmi, përcjell reporteri.net.

    Zjarrfikësit arritën të parandalonin rrënimin e katedrales dhe u përpoqën të shpëtonin reliket fetare dhe veprat e paçmuara të artit.

    Presidenti francez njoftoi se ka filluar një fushatë për mbljedhjen e fondeve për të filluar rindërtimin e katedrales, e cila konsiderohet si një nga shembujt më të mirë të arkitekturës gotike. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!