×
  • Lajme
  • Botë

    Pamjet që po bëjnë xhiron e botës, shërbyesja vrapon për të mbrojtur vajzën e vogël nga shpërthimi në Bejrut

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 9:58

    Pamje të shumta dhe të frikshme u publikuan në rrjet pas shpërthimit që ndodhi dje në Bejrut. Por nga gjithë ajo tragjedi ka edhe video njerëzore që prekin thellë.


    E tillë është videoja e një sherbyese që mbron një vajzë të vogël.

    Ajo është kapur nga kamerat në momentin që po bënte punët e shtëpisë dhe po shikonte vajzën, teksa luante me kukulla.

    Kur shtëpia nisi të lëkundej nga shpërthimi dhe xhamat të thyheshin, shërbëtorja vrapoi drejt së voglës, e tërhoqi drejt vetes dhe vrapoi për të gjetur një vend të sigurt.

    Shpërthimi ishte vdekjeprurës në Bejrut, pasi mori më shumë se 113 jetë njerëzish dhe la të plagosur mbi 4 mijë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!