×
  • Lajme
  • Botë

    PANIK NË LONDËR: Sulmohet vetura e ambasasorit të Ukrainës, policia qëllon sulmuesin |FOTO

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 17:03

    Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në Londër pranë ndërtesës së ambasadës ukrainase pas një aksioni të qëllimshëm ku u godit vetura e ambasadorit të Ukrainës.


    Siç u tha nga ambasada e Ukrainës, një veturë me qëllim goditi veturën e parkuar të ambasadës, përcjell reporteri.net.

    “Policia u thirr menjëherë dhe automjeti i të dyshuarit u bllokua. Megjithatë, pavarësisht nga veprimet e policisë, sulmuesi goditi përsëri veturën. Si përgjigje, policia u detyrua të hapte zjarr mbi automjetin e kryerësit. Kryerësi u arrestua dhe u dërgua në një stacion policor”, tha ambasada, raportojnë mediat britanike.

    Diplomatët ukrainas nuk u lënduangjatë incidentit. Motivi për sulmin nuk është i qartë deri më tani.

    Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar deri në dhjetë të shtëna me armë.

    Disa nga rrugët përreth janë mbyllur për trafik. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!