×
  • Lajme
  • Botë

    Panik në Parlamentin britanik: Deputeti djersitet gjatë fjalimit, dyshohet për coronavirus

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 13:56

    Një deputet britanik ka alarmuar kolegët e tij. Mediat e huaja shkruajnë se Alok Sharma i është nënshtruar testit të coronavirusit dhe aktualisht gjendet në vetizolim, pasi nuk ishte ndjerë teksa i ishte drejtuar deputetëve nga foltorja e Parlamentit.


    Sharma ishte djersitur dhe herë pas here fshinte ballin me fasoletë teksa po diskutonte. Ndërkohë e gjitha salla është “dezinfektuar” pas largimit të tij nga salla.

    Më herët ky deputet kishte marrë pjesë në një takim në kabinetin e kryeministrit britanik Boris Johnson në “Downing Street”.

    Edhe pse numri i deputetëve që lejohen të ulen në Parlament vazhdon të jetë i kufizuar, shumë nuk janë të kënaqur që duhet të rikthehen në Westminister, duke pretenduar se paraqet rrezik për ta dhe votuesit e tyre.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!