×
  • Lajme
  • Botë

    Panikut nga coronavirusi, amerikanët boshatisin marketet

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 21:08

    Raftet e supermarketeve kanë filluar të boshatisen, ndërsa amerikanët përgatiten për përhapjen e coronavirusit duke grumbulluar depozita në ilaçe dhe artikuj që nuk mund të prishen, dhe kjo ka ndodhur pothuajse në të gjithë vendin.


    Njerëzit kanë qenë në panik duke blerë artikuj nga dyqanet qysh kur autoritetet shëndetësore paralajmëruan se amerikanët duhet të fillojnë të përgatiten për përshpejtimin e virusit, i cili ka infektuar më shumë se 80,000 njerëz në të gjithë botën dhe ka vrarë afro 3,000, transmeton Telegrafi.

    Tani ka 60 raste të konfirmuara të coronavirusit në SHBA dhe rasti i parë ku origjina e sëmundjes nuk dihet u konfirmua të mërkurën.

    Në Kaliforninë jugore, disa dyqane Walgreens ishin boshatisur plotësisht nga ilaçet e kollës, ilaçet e ftohjes dhe gripit, maskat dhe termometrat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!