×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Francesku do të vizitojë në Irak kishat e shkatërruara nga ISIS

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 12:52

    Katër Kisha në Mosul u shkatërruan krejtësisht gjatë viteve që ISIS kishte okupuar zonën mes kufirit të Irakut dhe Sirisë (2014-2017), përpara se të shpërbëhej nga fushatat e vazhdueshme të bombardimit.


    Shkatërrimi i këtyre objekte fetare solli dhe largimin e pjesës më të madhe të të Krishterëve nga zona. Pikërisht këtë zonë do të vizitojë Papa Françesku  përgjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme që do të zhvillohet përgjatë javës që vjen.

    Shkatërrimi i sjellë prej ISIS solli në dëbimin e 50.000 njerëzve si dhe shkatërrimin e të dhënave qindra vjeçare të Kishave të cilat shërbenin edhe si institucione arsimi, regjistrimi popullsie dhe gjykatë për të ndërmjetësuar në mosmarrëveshjet mes banorëve të zonës.

    Nga pikëpamja historike dhe kulturore humbja ka qenë tejet e madhe. Pritet që vizita e Papës të shenjojë një riktuhim të paqes dhe normalitet në zonën e cila prej vitit 2011 është përfshirë nga dhuna dhe konflikti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!