Papa Francesku puth tatuazhin e një të mbijetuare të Auschwitz

Papa Francesku I ka puthur tatuazhin e një qytetareje hebreje e cila i mbijetoi kampit famëkeq të regjimit nazist, Auschwitz gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjesti simbolik i Papës është kryer gjatë takimit të klerit katolik me të mbijetuar të regjimit nazist dhe familjarë të tyre.


Lidia Maksymowicz është një qytetare polake që u deportua në Auschwitz nga Bjellorusia kur ishte tre vjeç. Të gjithë të burgosurit, përfshirë dhe të miturit sapo hynin në kamp u bëhej një tatuazh me numrin serial të të arrestuarit, që i shërbente autoriteteve naziste për t’i gjurmuar, por edhe për t’i objektifikuar, duke i shndërruar në numra çka i anonimizonte dhe i humbte vlerën individuale si njerëz.

Duke folur për eksperiencën e saj, 81-vjeçarja tha se ajo nuk shkëmbeu fjalë me Papën, por “u kuptuan me shikim”.

Maksymowicz ka pasur fatin e keq që të takojë në fëmijëri doktorin famëkeqw, Josef Mengele i njohur edhe si “Ëngjëlli i Vdekjes”, për shkak të eskperimenteve brutale që kryente mbi të burgosurit.

“Të gjithë fëmijët e dinin se kush ishte Mengele dhe kishin frikë prej tij. E konsideroj misionin tim të tregoj këtë histori. Ua kam borxh atyre që kanë vdekur. Unë jam një nga ata pak që mbijetuan”- ka thënë Maksymowicz.