×
  • Lajme
  • Botë

    Papa Françesku takohet me liderin shpirtëror të myslimanëve shiit në Irak

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 9:32

    Papa Françesku ka nisur takimin simbolik me një prej figurave më të fuqishme në Islamin Shia, në ditën e dytë të vizitës së tij në Irak.


    Takimi i Papës me Grand Ayatollah Ali al-Sistani, liderin shpirtëror të miliona myslimanëve shiit, është duke u zhvilluar në qytetin e Najafit, shkruan BBC.

    Ky është udhëtimi i parë i Papa Françeskut që kur ka nisur pandemia me COVID-19 dhe vizita e parë e një Pape në Irak.Covid-19 dhe frika e sigurisë e kanë bërë këtë, udhëtimin më të rrezikshëm të Papës deri më tani.

    Lideri 84 vjeçar i Kishës Katolike u kishte thënë më herët gazetarëve se ndiente “detyrë të obligueshme” të zhvillonte një udhëtim simbolik për disa ditë në Irak.

    Ndërkohë, gjatë takimit me al-Sistani, Papa Françesku thuhet të ketë diskutuar tema të rëndësishme me fokus në çështjet ndër-fetare, siç janë minoriteti i krishterë në Irak i cili është goditur nga disa valë të dhunës që nga viti 2003.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!