×
  • Lajme
  • Botë

    Papa vizitë treditore në Irak: Vij si pelegrin i paqes për vëllazërim e pajtim

    Reporteri
    05 Mars 2021 | 10:30

    Papa Françesku nis sot vizitën treditore në Irak, të parën vizitë që prej fillimit të pandemisë. Gjatë këtyre ditëve Ati i Shenjtë pritet të vizitojë Bagdadin, Jugun e Irakut dhe Erbilin në veri, i cili u bë shënjestër e sulmeve me raketa rreth një javë më parë.


    Por kjo nuk e tremb kreun e Vatikanit që nuk pranon ta zhgënjejë komunitetin e krishterë të Irakut.

    “Populli irakian e priste prej kohe Gjon Palin II, të cilit iu ndalua çdo mundësi që të shkelte në këto troje. Nuk mund ta zhgënjesh popullin për herë të dytë. Të lutemi që ky shtegtim të shkojë mbarë e mirë” tha Papa Françesku.

    “Unë vij si një pelegrin, si një pelegrin i penduar për t’iu lutur faljes dhe pajtimit nga Zoti pas viteve të luftës dhe terrorizmit, për t’i kërkuar Zotit ngushëllimin e zemrave dhe shërimin e plagëve”, tha Papa Françesku në një mesazh me video, dërguar njerëzve të Irakut.

    Kjo do të jetë vizita e parë e një Pape në Irak, një udhëtim i rrezikshëm ky që është shmangur nga paraardhësit e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!