×
  • Lajme
  • Botë

    Paralajmërimi i John Bolton: Talebanët mund të marrin kontrollin e 150 armëve bërthamore

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 23:26

    Tërheqja e trupave amerikane nga Afganistani vijon të kritikohet ende nga kundërshtarët e administratës së Biden, por dhe nga shumë të tjerë, për mënyrën sesi vendi përfundoi në duart e talebanëve.


    Një prej zërave më kritikë është dhe ish-këshilltari i presidentit Donald Trump, John Bolton i cili lëshon dhe paralajmërimin e frikshëm se në duart e talebanëve mund të bien mbi 150 armë bërthamor, pas tërheqjes amerikane që ai e konsideron “katastrofike”.

    Gjatë një interviste në WABC 770, ish këshilltari Bolton shprehet se ekziston mundësia që talebanët, tashmë të fuqizuar së tepërmi, mund të sulmojnë Pakistanin dhe të marrin kontrollin e armëve bërthamore që ky vend disponon.

    “Talibanët e Afganistanit kërcënojnë mundësinë e marrjes së kontrollit të Pakistanit. Kjo do të thotë ndoshta 150 armë bërthamore në duart e terroristëve”, tha ai.

    SHBA përfundoi tërheqjen kaotike nga Afganistani më 31 gusht, duke lënë pas pajisjet ushtarake pasi islamikët erdhën në pushtet në një ofensivë rrufe.

    Bolton, i cili shërbeu nën administratën Trump nga prilli i vitit 2018 deri në shtator 2019, kritikoi menaxhimin e tërheqjes së Joe Biden, duke paralajmëruar se aleatët po pyesin veten nëse ai e ka në kontroll politikën e jashtme të administratës së tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!