×
  • Lajme
  • Botë

    Paralajmërimi i presidentit francez: Bota në krizë të thellë, po ecën drejt luftës

    Reporteri
    12 Qershor 2019 | 8:19

    Bota po kalon në një krizë të thellë, dhe mund të jetë në prag lufte. Ky është paralajmërimi i presidentit të Francës, Emmanuel Macron gjatë një fjalimi të mbajtur në Gjenevë.


    Kreu i shtetit francez bëri thirrje për një përpjekje botërore, në adresimin e kërcënimeve siç janë: pabarazia, ndryshimet teknologjike dhe ato klimatike.

    “Unë besoj se sot ne jemi në prag të një kohe lufte dhe kjo luftë është e pranishme në demokracitë tona, është kriza e thellë që po kalojmë. Ne mund të zgjedhim të jemi somnambul, por nëse duam përparim të vërtetë, duhet të bëjmë angazhime serioze. Unë mendoj se kaosi është këtu dhe është përgjegjësia e brezit tonë që të mos presim për një luftë të re, por të shohim gjendjen në botë ashtu siç është”, ka deklaruar Macron, raporton EuroNews.

    Presidenti i Francës e ka vënë veten në ballë të një lëvizjeje liberale duke kundërshtuar ngritjen e së djathtës në Evropë, ndërsa vendi i tij prej muajsh po përballet me protesta të fuqishme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!