×
  • Lajme
  • Botë

    Parisi feston 130 vjetorin e Kullës Eiffel

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 23:44

    Me një shfaqje spektakolare të dritës, kryeqendra e Francës sot është duke festuar 130 vjetorin e Kullës së famshme Eiffel.


    Ndryshe kjo kullë ka qenë dhe vazhdon të mbetet si një ndër pikat më të vizituara turistike në gjithë Europë.

    E ndërtuar në 31 Mars të 1889-s, ishin të shumtë intelektualët francezë që kundërshtonin ekzistencën e saj. Por tashmë pas 130 vitesh janë 7 milionë vizitorë që shijojnë panoramën e mrekullueshme nga kulla Eiffel.

    Duhej të kishte qëndruar vetëm 20 vjet, por kulla Eiffel vazhdon të jetë në qendër të Parisit prej 130 vitesh.

    Të gjithë janë dakord për bukurinë e monumentit të ndërtuar në rrugën e Champs de Mars në 31 Mars 1889 me rastin e ekspozitës universale të Parisit në të njëjtin vit.

    Turistët shprehen se kulla është një ikonë pasi kur mendohet për Parisin mendohet dhe për kullën e Eiffel, e cila në ndërtimin e saj ka diçka që e bën unike.

    Por kulla Eiffel nuk i pëlqente të gjithë intelektualëve të asaj kohe: nga Verlaine tek Dumas e Maupassant nuk numërohen firmat në dokumentin ku i kërkohej autoriteteve të Parisit që të ndalonin ndërtimin e kullës. Por tashmë pas 130 vitesh askush nuk lejon prekjen e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!