×
  • Lajme
  • Botë

    Pas 100 ditësh identifikohen 4 raste me Coronavirus në Zelandë – vendi në alarm, kthen disa masa

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 15:43
    Jacinda Adern on June 8.

    Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, njoftoi të martën se autoritetet kanë identifikuar katër raste të reja të koronavirusit në një familje në Auckland, rastet e para të raportuara të koronavirusit në 102 ditë.


    Ardern tha që Auckland, qyteti më i madh i vendit, do të rikthejë disa masa, që do të thotë se njerëzve do t’u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa baret dhe shumë biznese të tjera do të mbyllen, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.

    “Këto tre ditë do të na japin kohë për të vlerësuar situatën, për të mbledhur informacion, për t’u siguruar që të kemi gjurmim të gjerë të kontakteve”, tha Ardern në një konferencë për shtyp.

    Deri të martën, të vetmet raste të njohura të virusit në Zelandën e Re ishin 22 udhëtarët që ishin kthyer kohët e fundit nga jashtë dhe ishin duke u mbajtur në karantinë në kufi.

    Vendi është vlerësuar globalisht për reagimin e tij ndaj virusit. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!