×
  • Lajme
  • Botë

    Pas skandalit seksual, Guvernatori i New Yorkut thotë se nuk do të jap dorëheqje

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 8:06

    Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo tha sot se nuk do të japë dorëheqje nën presionin në rritje për shkak të skandalit të ngacmimeve seksuale.


    Ai e shfrytëzoi rastin për t’u kërkuar falje grave që nuk ndiheshin mirë për shkak të tij, raporton bloomberg.

    Cuomo i bëri thirrje publikut të “presë për faktet” para se ta dënojnë për ngacmime seksuale.

    “Unë nuk do të jap dorëheqje. Unë u zgjodha nga qytetarët e New Yorkut dhe do të vazhdojë të bëj punën për të cilën u zgjodha nga njerëzit e këtij shteti”, tha Cuomo, duke shtuar se mbështet plotësisht të drejtën e grave për t’u shfaqur në publik dhe të raportojnë ngacmimet seksuale.

    “Unë kurrë nuk e preka askënd në mënyrë të papërshtatshme dhe as nuk kisha ndonjë ide atëherë se dikush ndihej i parehatshëm për shkakun tim. Nuk kisha ndërmend të lëndohesha ose ta lëndoja dikë”, tha Cuomo.

    Ndryshe, tri gra deri më tani e kanë akuzuar Cuomon për ngacmime sekuale në punë dhe jashtë saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!