×
  • Lajme
  • Botë

    Pas Ulqinit, stuhi të fuqishme godasin zonat turistike greke, 7 të vdekur

    Reporteri
    11 Korrik 2019 | 10:25

    Të paktën shtatë turistë, përfshirë dy fëmijë, kanë mbetur të vdekur, gjersa  më shumë se 100 u lënduan në një stuhi të fuqishme që goditi ishullin grek Halkidiki,  shumë i popullarizuar në mesin e turistëve.


    Sipas informacioneve të para policore, dy turistë të moshuar nga Republika Çeke, një grua dhe një djalë tetë-vjeçar nga Rumania, një burrë dhe një djalë nga Rusia, si dhe një peshkatar grek kanë mbetur të vdekur, transmeton Reporteri.net.

    Era e fuqishme shkuli pemët dhe rrëzoi kulmet e shtëpive.

    “Kjo është hera e parë në karrierën time 25 vjeçare që kam përjetuar një gjë të tillë”, tha për mediat greke, Atansios Kalcas, drejtor i qendrës shëndetësore ku u strehuan shumë njerëz të plagosur.

    Kujtojmë se nga stuhi të fuqishme gjatë ditës së djeshme është goditur edhe Mali i Zi dhe Shqipëria, por pa dëme në njerëz. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!