×
  • Lajme
  • Botë

    Pasi nënshkroi urdhrat e parë ekzekutivë, Biden: Nuk kemi kohë për të humbur

    Reporteri
    21 Janar 2021 | 8:04

    Joe Biden pasi nënshkroi tre urdhra ekzekutivë të mërkurën që nënkuptonin si shenja të hershme të përparësive të tij dhe fillimin e një përpjekjeje për të fshirë agjendën e paraardhësit të tij.


    “Kjo do të jetë e para nga shumë angazhime që do të kemi këtu”, u tha Biden gazetarëve, duke u shfaqur për herë të parë në Zyrën Ovale.

    “Mendoj se nuk kemi kohë për të humbur. Hidhuni menjëherë në punë”, pohoi presidenti i ri amerikan.

    Biden nënshkroi një urdhër që kërkon maska në zyrat federale, njëra synonte të siguronte barazinë racore dhe një tjetër që bashkohej me marrëveshjen e klimës në Paris.

    CNN njoftoi se 78-vjeçari planifikon të ndërmarrë 17 veprime ekzekutive gjatë orëve të para në detyrë, duke lëvizur më shpejt dhe më agresivisht për të çmontuar trashëgiminë e paraardhësit të tij se çdo president tjetër modern.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!