×
  • Lajme
  • Botë

    Pemdarovski: Marrëveshja me Greqinë tashmë po ndjehet

    Reporteri
    19 Prill 2019 | 13:47

    Asnjëherë nuk kam pasur dyshim se ky qytet e di që ta zgjedhë rrugën e vërtetë. Ju jeni komunë kufitare dhe shumë mirë e dini se cila është porta jonë e vërtetë evropiane drejtë botës së zhvilluar, tha kandidati për president i LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski sonte në tribunën e hapur në Gjevgjeli.


    Sipas të dhënave të Bankës Botërore, potencoi Pendarovski, në atë dekadë në plaçkën më të madhe të pasurisë popullore të vendit janë nxjerrë pesë miliardë euro, përderisa për periudhën e shkurtër pasi e morëm ftesën për anëtarësim në NATO në Maqedoninë e veriut arritën investime prej 625 milionë euro.

    “Për këtë vlerësoj se më 21 prill dhe më 5 maj keni një obligim shumë të thjeshtë sepse nuk votoni për emra, por në fletën e votimit keni kontrast dhe koncept i cili e qon vendin drejtë Evropës, koncept i cili na qon në botën e zhvilluar dhe varianti i dytë të cilin e propozon opozita me partnerët e koalicionit të cilën në thelb dëshirojnë të kthehemi prapa në atë dekadë të një tuneli të errët të tranzicionit, kohë në të cilën kishte jetë vetëm për ta, ndërsa ne nuk llogariteshim se jemi gjallë”, tha Pendarovski.

    Që prej para një viti e gjysmë pushteti i ri të cilit i përkas edhe unë i hapi dyert e Evropës me atë që zgjodhi të pajtohet me fqinjët e tij dhe rezultatet i pamë kur vitin e kaluar pas pritjes së gjatë prej çerek shekulli përfundimisht morëm ftesën për anëtarësim në NATO.

    Nëse nuk paqe, tha Pendarovski, nuk edhe zhvillim, ndërsa për dy muaj presim që në qershor të marrim datën për bisedime me Bashkimin Evropian dhe në këtë mënyrë do t’i hapim fondet evropiane në pjesën e infrastrukturës, arsimit, shëndetësisë, subvencioneve në bujqësi dhe Fondit për të rinjtë të cilët mundësinë e tyre do ta marrin këtu në vend se të largohen dhe ta kërkojnë ditën e bardhë.

    “Në Marrëveshjen të cilën e nënshkruam me Greqinë thuhet se Maqedonia e Veriut do të ketë të drejtë për prioritet në portin e Selanikut”, nënvizoi Pendarovski.

    Kjo është shumë me rëndësi për Gjevgjelinë, sepse ju jeni më afër dhe shumë shpejtë me politikë të mençur ju mund të bëheni transversalja kryesore në rrugën drejtë Evropës, ndërsa me këtë do t’iu hapet një sferë e madhe e bashkëpunimit ekonomik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!