×
  • Lajme
  • Botë

    Për Ramazan djali i Khashoggit fal vrasësit e babait

    Reporteri
    22 Maj 2020 | 9:14

    Djali i gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi ka lëshuar një deklaratë ku i falë vrasësit e tij.


    Khashoggi, një kritik i njohur i qeverisë saudite, ishte vrarë brenda konsullatës së mbretërisë në Stamboll të Turqisë, në tetor 2018.

    Zyrtarët sauditë thonë se vdekja e tij ishte rezultat i një “operacioni mashtrues” dhe nuk u sanksionua nga shteti.

    Por, veprimtaria e këtyre e ngjarjeve ka ngjallë dyshime ndërkombëtare, duke përfshirë disa agjenci të inteligjencës dhe Kombet e Bashkuara.
    Khashoggi kishte shkruar për gazetën Washington Post dhe jetonte në SHBA para vdekjes së tij.

    Çfarë tha familja e Khashoggit?

    Deklarata u postua në llogarinë në Twitter të Salah Khashoggi, një nga djemtë e gazetarit të ndjerë, të premten.

    “Në këtë natë të bekuar të muajit të bekuar [të Ramazanit] kujtojmë thënien e Zotit: Nëse një person fal dhe bën pajtimin, shpërblimi i tij i takon Allahut”, thuhet në tweet-in e tij.

    “Prandaj ne bijtë e Dëshmorit Jamal Khashoggi njoftojmë faljen e atyre që vranë babanë tonë, duke kërkuar shpërblim nga Zoti i Plotfuqishëm”.

    Dënimet me vdekje mund të ndryshohen nëse faljet nga familja e viktimës sipas ligjit islam, por nuk është e qartë nëse kjo do të zbatohet në këtë rast./klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!