×
  • Lajme
  • Botë

    Për të bërë testimin e aksidenteve, përdorin derrat e gjallë në vend të kukullave

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 9:25

    Aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë reaguar me zemërim pasi u mor vesh se hulumtuesit në Kinë i kanë përdorur derrat e gjallë në vend të kukullave për t’i testuar pasojat e aksidenteve në komunikacion.


    Raportohet se 15 derra janë lidhur në karrige dhe janë përdorur për testim të aksidenteve me shpejtësi të lartë. Shtatë prej tyre janë mbytur menjëherë në këto testime.

    Këtyre kafshëve nuk i ishte dhënë ushqim apo ujë disa orë para testimeve dhe ato kishin disa lëndime, përfshirë gjakderdhjen, prerjet dhe ndrydhjet e brendshme.

    Derrat dhe kafshë të tjera janë përdorur më parë në testime të aksidenteve edhe në Shtetet e Bashkuara, por një praktikë e tillë ishte ndërprerë në vitet e nëntëdhjeta.

    Zachary Toliver nga grupi për të drejtat e kafshëve, PETA, tha se ky veprim është mizor dhe i pajustifikueshëm. “Pavarësisht ekzistimit të modeleve të sofistikuara, eksperimentuesit vazhdojnë t’i lidhin në karrige kafshët e frikësuara dhe t’i përplasin ato për muri”, tha ai.

    Ai shtoi se anatomia e trupit të derrit dallon shumë nga anatomia e njeriut dhe ata nuk mund të rrinë ulur në ulëse veturash. Sipas tij, të dhënat e marra nga këto testime nuk janë të zbatueshme për aksidentet që i pësojnë njerëzit.

    Megjithatë, hulumtuesit kinezë e arsyetuan përdorimin e derrave të gjallë në këto testime, duke thënë se anatomia e tyre është e ngjashme me fëmijët 6 vjeç

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!