×
  • Lajme
  • Botë

    Për të shtatën ditë me radhë në Turqi, numër rekord i vdekjeve nga coronavirusi

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 21:21

    Autoritetet shëndetësore turke kanë raportuar një numër të madh të të vdekurve gjatë ditës së sotme shkaku i coronavirusit.


    Turqia ka regjistruar 185 vdekje në lidhje me COVID-19 në 24 orët e fundit, një numër rekord për ditën e shtatë me radhë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

    Numri i rasteve të reja të coronavirusit, përfshirë ato asimptomatike, është 29,281, që është një rënie e lehtë krahasuar me dje, raporton aa.

    Turqia ka raportuar vetëm raste asimptomatike për katër muaj, por ka raportuar të gjitha rastet që nga e mërkura.

    Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në mars është 13,558, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara është 607,628.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!