×
  • Lajme
  • Botë

    Përfshihet nga flakët një nga universitetet më të vjetra të Afrikës

    Reporteri
    19 Prill 2021 | 11:15

    Një vatër e madhe zjarr në malin Table në Afrikën e Jugut ka përfshirë dhe disa zona të banuara në Cape Town, duke djegur dhe një ndër universitetet më të më mëdhenj e më të vjetër në vend.


    Qindra studentë u evakuuan me shpejtësi pasi flakët përfshinë disa nga godinat e universitetet dhe pjesën më të madhe të bibliotekës në të cilën mbaheshin dhe libra mbi 300-vjeçar.

    3 helikopterë dhe 100 zjarrfikës u angazhuan për të vënë flakët në kontroll, 2 prej të cilëve u plagosën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!