×
  • Lajme
  • Botë

    Përleshje masive në plazhin e mbushur me njerëz në Britani – publikohen pamjet

    Reporteri
    26 Maj 2020 | 19:01

    Një përleshje e madhe shpërtheu në një plazh pasi disa njerëz harruan qartë rregullat e distancës sociale.


    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, mijëra njerëz u mblodhën në plazhe dje ndërsa britanikët u përpoqën të shfrytëzojnë sa më shumë motin e mirë pasi kryeministri Boris Johnson lehtësoi masat e bllokimit.

    Por distancimi social “u harrua” në Broadstairs, Kent, ku vizitorët e plazhit u gjenden në një luftë.

    Pamjet tronditëse tregojnë dhjetëra njerëz që mblidhen para se gjërat të nxehen dhe grumbullohen papritmas, ndërsa familjet e habitura shikojnë.

    Bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kishin ardhur policia dhe të paktën një person u plagos dhe u trajtua nga paramedikët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!