×
  • Lajme
  • Botë

    Përleshje të përgjakura në burg, vriten 19 të burgosur

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 18:02

    Të paktën 29 të burgosur kanë vdekur pasi përleshjet shpërthyen në një burg në Venezuelë.


    Oscar Valero, shefi i sigurimit publik në Portuguesa, tha se të paktën 19 oficerë policie u plagosën.

    Ai tha se dhuna shpërtheu kur forcat speciale të policisë (FAES) u përpoqën të ndalonin përplasjen.

    Burgu, në Acarigua, ka kapacitet për të mbajtur 250 vetë, por aktualisht ka rreth 540, thanë grupet e të drejtave të të burgosurve.

    Valero tregoi për gazetarët se oficerët e policisë janë përballur me breshër zjarri dhe se të burgosurit shpërthyen granata gjatë incidentit të së premtes.

    Një grup i të drejtave të të burgosurve, Una Ventana a la Libertad, tha se përleshjet shpërthyen kur oficerët u përpoqën të shpëtonin vizitorët që ishin marrë peng nga të burgosurit të enjten.

    “Të burgosurit kishin armë. Ata qëlluan drejt policisë dhe mendohet se shpërthyen dy granata,”-drejtori Carlos Nieto për AFP.

    Venezuela është përfshirë nga një numër përleshjesh të dhunshme në burgje gjatë viteve të fundit. Në mars të vitit 2018, 68 të burgosur vdiqën në një zjarr që shpërtheu në një komisariat.

    Në gusht 2017, të paktën 37 vetë u vranë kur një rebelim shpërtheu në një burg në jug të Venezuelës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!