×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbyset një varkë në Budapest, shtatë të vdekur e dhjetëra të zhdukur

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 8:15

    Të paktën shtatë vetë kanë vdekur dhe 19 janë zhdukur pasi një varkë u përmbys në lumin Danub, në kryeqytetin hungarez Budapest, njoftoi media shtetërore.


    Agjencia e lajmeve “MTI” raportoi se 33 vetë, kryesisht turistë nga Koreja e Jugut, ishin në bordin e anijes kur u godit nga një anije tjetër ndërsa ankorohej

    Incidenti ndodhi të mërkurën rreth orës 22:00 të orës lokale.

    Lumi Danub, një atraksion popullor për turistët, u rrit për shkak të reshjeve të mëdha, duke shkaktuar rryma të forta.

    Varka që u përmbyt u identifikua si “Hableany”, ose “Mermaid”. Anija ka dy kuverta dhe një kapacitet prej 45 personash për udhëtime.

    Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi se 19 koreanë kanë humbur dhe njoftoi se do të niste drejt Hungarisë një delegacion zyrtar në lidhje me ngjarjen. Po ashtu, paralajmëruan se do të jenë në dispozicion të familjeve të viktimave për t’i mbajtur ata të informuar.

    Duke folur në një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, një zëdhënës i agjencisë së udhëtimit pas turneut të grupit, Lee Sang-moo, tha se të paktën një fëmijë ishte ndër të zhdukurit.

    Operacioni i shpëtimit vazhdoi në orët e hershme të së enjtes, me anije, zhytës, drita, dhe pajisje të tjera të përshtatshme.

    Ekipet e emergjencës zbuluan rrënojat e “Mermaid” në shtratin e lumit, pasi kërkonin disa orë pranë Urës së Margaretës, thanë mediat lokale.

    Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se sa më shumë kohë të kalonte, rrymat e forta do të çonin njerëz në drejtim të rrymës, duke pakësuar shanset për gjetjen e të mbijetuarve.

    Shërbimi Kombëtar i Emergjencave po bënte kërkime në drejtim të rrymës nga zona qendrore e Budapestit dhe trafiku ujor u ndal në të gjithë Danubin në jug të Budapestit, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!