×
  • Lajme
  • Botë

    Përmbytjet në Kinë, humbin jetën 51 qytetarë

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 16:36

    Është rritur bilanci i viktimave nga përmbytjet në Kinë, të cilat u shkaktuan për shkak të reshjeve të shiut.


    Autoritetet kineze bëjnë me dije se deri më tani janë regjistruar 51 viktima si pasojë e përmbytjeve, por dhe për shkak të rrëshqitjes së dheut.

    Më e prekura është provinca Henan e cila ka një popullsi prej afro 100 milion banorësh. Në Chenzhou, kryeqyteti i provincës, të paktën 12 njerëz humbën jetën pas përmbytjes së metrosë të martën. Më shumë se 395,000 njerëz janë evakuuar si pasojë e përmbytjeve.

    Ndërkohë dhjetëra persona të tjerë besohet se kanë mbetur të bllokuar në qarqet në Satara dhe Raigad pas rrëshqitjeve të dheut. Ndërkaq, në qarqet që gjenden në zonën bregdetare, ushtria dhe marina indiane është angazhuar në operacionet e shpëtimit, tha kryeministri i shtetit Maharashtra, Uddhav Thackeray.

    Shtetet fqinje Karnataka dhe Telangana po ashtu kanë raportuar se lumenjtë e tyre janë tejmbushur dhe autoritetet janë duke e monitoruar situatën.

    Sipas shkencëtarëve, shkak i përmbytjeve janë ndryshimet klimatike duke i cilësuar përmbytjet më të këqija në 60 vite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!